Ministria e Jashtme dënon atentatin ndaj Bhuttos
Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin terrorist të vrasjes së Benazir Bhuttos. Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme shqiptare shpreh tronditje dhe hidhërim të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur më datë 27 dhjetor 2007 në qytetin e Ravalpindit në Pakistan, ku, si pasojë e një akti terrorist, gjetën vdekjen ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto, së bashku me disa mbështetës të saj. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon me forcë këtë akt të rëndë dhe të rrezikshëm terrorist dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave", thuhet në deklaratë.