E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare dhe Cana e kanë me gjyqtarët

Igli Tare dhe Lorik Cana kanë akuzuar hapur gjyqtarët për vendime, të cilat kanë kushtëzuar rezultatet e skuadrave të tyre në fundjavë. Lacio humbi 2-1 në fushën e saj me Xhenoan dhe sulmuesi shqiptar ka përmendur emrin e arbitrit Stefano di Prato, të cilin klubi bardhekaltër e ka kontestuar edhe në ndeshjen e Kupës, Lacio-Napoli. Tare ka folur për faull të sajuar në momentin e penalltisë: "Penalltia ishte inekzistente, 100 për qind e sajuar, tha ish-kapiteni i kombëtares. Kjo nuk është hera e parë që vendimet e gjyqtarëve janë kundër nesh". Edhe Marseja e Lorik Canës është dorëzuar me shifrat 3-1 në fushën e Renesë. Kapiteni i nënkampionëve të Francës ka thënë: "Mund të them me siguri se gjykimi ndikoi në rezultatin final". Më tej, mesfushori shqiptar vazhdoi: "Pas kartonit të kuq që na dhanë kundër, ku mbetëm në inferioritet, situata u komplikua. Ky vendim ka ndikuar, megjithatë, mendoj se duhet të shohim edhe se çfarë nuk ka funksionuar te vetja jonë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›