E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, ministri Basha takon Scheffer

 

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, ka zhvilluar dje një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ministrin e Jashtëm të Holandës, Maksim Verhagen gjatë punimeve që po zhvillohen në asamblenë e OKB-së në Nju Jork. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme “Bashkëpunimi dypalësh dhe ratifikimi i protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Holanda, ishin çështjet e prekshme në takim”. Basha është takuar gjithashtu, edhe me homologët e Bosnjës, Malit të Zi e Singaporit. Në takimin me ministrin boshnjak Alkalaj, ministri Basha trajtoi çështje të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus të veçantë në intensifikimin e tyre në fushën e arsimit, transporteve dhe shkëmbimeve protokollare mes dy vendeve. Në takim bashkëbiseduesit folën edhe për politikën rajonale, në veçanti situatën në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›