Nafta D1 shitet për 148 lekë/litri
Sikundër ishte paralajmëruar me kohë, rritja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare ka sjellë pasoja negative edhe për tregun vendas. Në dy ditët e fundit është vërejtur rritja e çmimit në pikat e karburantit në Tiranë, konkretisht për naftën D1 (eurodiezel), produkti më i përdorur nga drejtuesit e automjeteve. Nga 145 lekë për litër që shitej pak ditë më parë, D1 ka pësuar rritje mesatare prej 3 lekë për litër. Ndikim negativ ka pasur edhe për naftën D2, e cila shitet me 145 lekë për litër. Ndryshimi i tarifave për karburantet ka ardhur si rrjedhojë e presionit nga jashtë, ku çmimi i saj për fuçi ka prekur nivelin e rreth 106 dollarë për fuçi. "Ari i zi", që prej dy javësh ka regjistruar nivel të lartë kuotimi, nga 98 dollarë deri në 104 dollarë për fuçi në ditët e fundit, për rrjedhojë, nisur edhe nga varësia e tregut tonë nga importit me rreth 70 për qind, çmimet e larta do të sillnin të njëjtën situatë ashtu sikundër ka ndodhur në tregjet e huaja.