E Diel, 1 Nëntor 2026

PDR: Të reagojë Autoriteti i Konkurrencës

Partia Demokrate Reformatore propozon marrjen e masave për të parandaluar rritjen e çmimit të bukës. "Është momenti për të marrë masa që të lehtësohet situata deri në korrjet e drithërave në mes të këtij viti. Përveç financimit të akcizës së naftës mendoj që duhet shqyrtuar me urgjencë heqja e taksës së importit të grurit, si dhe pezullimi i përkohshëm i TVSH-së për grurin dhe nënproduktet e tij deri te buka si masë emergjente për të trajtuar një situatë emergjente", tha zëdhënësi i PDR-së, Ermal Bushi. "Rritja e përnjëhershme e çmimit të bukës përbën një shqetësim për të tërë ne, për tërë konsumatorët e sidomos për shtresat më të varfra. Ajo mund të jetë influencuar nga situata e drithërave në tregun botëror; këto situata ndodhin në mënyrë periodike dhe shkaktojnë pasoja jo vetëm në Shqipëri", tha ai. ëpërmjet një komunikate për shtyp, PDR-ja ka bërë me dije se kërkon ndërhyrjen e menjëhershme nga Autoriteti i Konkurrencës, në rast se verifikohet formimi i kartelit tek importuesit dhe fabrikat e mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›