Nuremberg, vjen çeku Jan Koler
Sulmuesi i kombëtares së Republikës Çeke, Jan Koler, është transferuar nga Monako te klubi i Bundesligës, Nuremberg. Lajmi është bërë zyrtar nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët kanë paguar 1 milion euro për të marrë shërbimet e lojtarit shtatlartë. Pasi ka kaluar të gjitha testet mjekësore, 34-vjeçari ka firmosur për dy vjet e gjysmë dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e re. Në të kaluarën, Koler ka luajtur në Bundesligë me Borusian e Dortmundit, ku në 138 takime ka shënuar 59 gola.