E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dëgjon "Aleancën e Vlorës"

Presidenti Bamir Topi ka pritur dje një përfaqësi të "Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës". Besnik Lulaj, Farudin Hoxha, Laura Ferati, Adrian Klosi dhe Pirro Stefa, pasi e kanë falënderuar për pritjen, i kërkuan kryetarit të shtetit që me mjetet dhe influencën e tij të ndërhyjë pranë institucioneve kompetente kushtetuese për sa i përket pretendimeve të aleancës për zonën industriale ku do ndërtohet TEC-i i Vlorës dhe Petrolifera. Gjithashtu, përfaqësuesit e aleancës kanë kërkuar që të mbështeten në kërkesën e tyre për organizimin e një referendumi popullor në Vlorë kundër ndërtimit të TEC-it. Presidenti pasi është njohur me kërkesat e tyre ka kërkuar mirëkuptimin e përfaqësuesve të aleancës për të siguruar të gjithë informacionin e domosdoshëm, i cili do t‘i shërbente në përpjekjet për të gjetur rrugëzgjidhjen e duhur brenda kuadrit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›