OSBE refuzon Rusinë, rrezikohet monitorimi
Organizata kryesore evropiane e monitorimit të zgjedhjeve ka refuzuar "lëshimin" e Rusisë, që, sipas saj, po tenton të evitojë vëzhguesit e huaj në zgjedhjet presidenciale të 2 marsit. Moska thotë tani se vëzhguesit nga OSBE-ja mund të mbërrijnë në Rusi, më 20 shkurt, pra 10 ditë para zgjedhjeve ose një javë më parë nga sa kishte autorizuar më herët. Por, OSBE-ja thotë se ky afat nuk është i mjaftueshëm dhe insiston për 15 shkurtin si datë e nisjes së misionit. Një tjetër "lëshim" i Rusisë, edhe ai i hedhur poshtë nga OSBE-ja, është edhe rritja e numrit të vëzhguesve, nga 70 që kishte autorizuar më herët, në 75. Javën e kaluar, OSBE-ja tha se masat shtrënguese të Rusisë do ta bënin të pamundur punën e monitoruesve të saj.