E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpiada, fytyra ndryshe e Pekinit

Kina është mbuluar nga një mal i madh me para. Efekti olimpiadë në kryeqytet, 16 milionë banorë në hapësirën metropolitane me një shtirje sa Belgjika, është shpërthyes. Në vend janë bërë plot 43 milionë euro investime (sipërmarrje, infrastruktura, shërbime, zbulime), vetëm në vitin 2007.

Vendi është në përfundim të total të ndryshimit urbanistik dhe shoqëror. Shenja më e dukshme e kësaj përmbysje, nëse përfshihen edhe ikonat e arkitekturës moderne (stadiumi "Nido", pishinat "Cubo", teatri kombëtar "Veza", televizioni shtetëror "Kullat e Pjerrëta"), vërehet në shpërndarjen e të ardhurave. Nëse pesë në dhjetë pekinezë mund të klasifikohen ende të varfër, pesë të tjerët kanë kaluar në një hark kohor prej gjashtë vjetësh nga varfëria në kategorinë mesatare të ulët, e cila përbëhet nga një pararojë prej 500 mijë sipërmarrësish dhe profesionistësh me trashëgimi të rëndësishme. Përfundimi: në vitin 2001, kur u caktua se lojërat olimpike do të zhvilloheshin në Kinë, të ardhurat mesatare për frymë nuk arrinin më shumë se një mijë dollarë në vit. Sot, ka bërë të ditur kryetari i ri i bashkisë Guo Jinlong, këto të ardhura i kalojnë 7 mijë që, nëse i referohen kostos më të ulët të jetesës, tregojnë një progres ekonomik të shpejtë dhe mjaft të përhapur.

Lojërat Olimpike kanë risjellë punën dhe paratë, por fatkeqësisht nuk i kanë fshirë dramat që shoqërojnë rrugën e tyre. Gjithsesi, këtë fakt Kina nuk do ta pranojë kurrë. Në 2006-07-ën 120 mijë apartamente janë shembur, 1,5 milionë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur në periferitë e qytetit për t‘u lënë hapësirë kantiereve të ndërtimit dhe metropoleve të reja (në tre vjet janë realizuar tri linja). Rreth pesëqind mijë emigrantë kanë formuar ushtrinë e punëtorëve të ndërtimit, që për 60 euro në muaj dhe pa ndonjë siguracion shëndetësor kanë ndërtuar impiantet e sportit dhe lagjet luksoze (pranë fshatit olimpik ka marrë shtëpi edhe Bill Gates).

Plani rregullues ka bërë shumë ndryshime. Niveli i ndotjes së ambientit është jashtëzakonisht i lartë. Të dhënat e fundit tregojnë se në vitin 2007 vetëm shtatë në dhjetë ditë (saktësisht 6,7 ditë) "cilësia e ajrit ka qenë në nivelin e ndotjes 1 ose 2" (këto janë fjalët që ka thënë kryetari i bashkisë). Megjithatë, është diçka e mirë, apo jo?

Këto të dhëna nuk tregojnë se rreziku rritet kur gazet toksike mbushin qiellin me përqindje të dyfishtë në krahasim me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ky fakt që kudo konsiderohet alarmues, në Pekin cilësohet si një gjendje normale. Pas pamjes optimiste, e cila ndoshta shihet qartë, fshihet shqetësimi i një metropoli të zhytur në smog. Pra, për të shmangur më të keqen, për të shmangur rrezikun që garat mund të zhvendosen në ndonjë vend tjetër për shkak të ndotjes, vendi ka vendosur të marrë disa masa të rrepta: për 30 ditë do të bllokohen 1,5 milionë automjete. Të gjithë mendojnë se kjo është zgjidhja e vetme, po ndonjëherë i duhet besuar edhe fatit.

Kina nuk mund të dështojë dhe po mundohet të kurojë çdo detaj. Bombardimi "edukativ" ka nisur: nuk pështyhet, nuk bërtitet, nuk u fishkëllehet skuadrave kundërshtare, respektohen rregullat dhe më kryesorja miqve u buzëqeshet. Çdo gjë është në fazën e rregullimit. Janë caktuar 400 mijë vullnetarë për të vëzhguar nëse njerëzit i zbatojnë apo jo rregullat. Është një rekord: të gjithë (asnjë nuk përjashtohet) i janë nënshtruar një provimi për "besueshmëri politike", kontrolli i partisë mbi Lojërat Olimpike do të jetë arsyeshëm, i sjellshëm, por thelbësor. Shefi i repartit të vullnetarëve "Bocog" (organizatorët) është Liu Jian që, për koincidencë është edhe numri një i Ligës së të Rinjve Komunistë në Pekin. Sensi i mirë i humorit është detyrim dhe urdhër, në mënyrë që mos të shpëtojë as gabimi më i vogël dhe të shfaqen mospëlqime. Afrimi i Lojërave Olimpike po e acaron çështjen e të drejtave njerëzore.

Gazeta "E përditshmja e popullit", zëri komunist, disa ditë më parë ka publikuar një koment "helmues" kundër gazetave perëndimore, të cilat e kanë akuzuar për një sërë poshtërsish: se ka dashur të politizojë lojërat, "të shqetësojë punën përgatitore", të përbaltë imazhin e vendit. Dragoi irritohet. Por askush nuk e shpjegon se si premtimet e 2001-it, kur kryebashkiaku tha se: "Shtypit do t‘i garantohet liria maksimale", nuk janë gjë tjetër veçse letra për t‘u grisur.

"One World, One Dream" (një botë, një ëndërr): është slogani i Beijing 2008. Është një slogan paqeje, harmonie, pajtimi. Por a është vërtet kështu? Pak kohë më parë një grup intelektualësh, profesorë dhe gazetarë i kishin shkruar një apel presidentit Hu Jintao: "Ne, qytetarët e thjeshtë kinezë duhet të ndihemi krenarë dhe të lumtur për një slogan kaq të bukur dhe të mund ta shohim në atdheun tonë këtë festë të mrekullueshme që simbolizon miqësinë dhe drejtësinë njerëzore. Por, na vjen keq që gjëra të ndryshme negative përfshirë disa histori të ndodhura gjatë përgatitjes olimpike, na detyrojnë të pyesim veten se ç‘lloj bote përfaqëson ky slogan një botë, një ëndërr? … Një botë ku të drejtat themelore të njeriut nuk respektohen dhe garantohen, është një botë e ndarë dhe e copëtuar ku nuk ekziston dinjiteti dhe barazia".

Dhe me kurajë kishin shtuar: "Mendojmë se slogani i Pekinit duhet të ishte "One World, One Dream the Same Humane Rihgts" (një botë e vetme, një ëndërr për t‘u ndarë, të njëjtat të drejta njerëzore)". Por në këtë rast Kina është e shurdhët. Presioni i moskuptimit është përkeqësuar dhe për këtë fakt akuzohen organizatat ndërkombëtare. Shtypi nuk është i lirë, interneti është censuruar. Opozita është tërbuar nga inati. Një perde hekuri blindon në mënyrë të rëndë dhe të errët një regjim momentalisht të paprekshëm. Ky është drejtimi që perandoria ka vendosur të ecë drejt Lojërave Olimpike? Të magjepsë botën duke bërë një truk të jashtëzakonshëm, duke veshur një kostum të mrekullueshëm për t‘u admiruar. Maska që rrezikojnë të gënjejnë.

Miliona kinezë janë vënë në radhë për një biletë, por këto të fundit janë zhdukur. Ndër të tjera, pjesë e kësaj "krize" janë edhe skandalet ku nuk kanë mundur të bëjnë përjashtim: 9,9 në 10 kërkesa u është kthyer përgjigje me letër: "Zotëri i nderuar, duam t‘u falënderojmë që na keni kërkuar bileta. Pas një procesi përzgjedhjeje na vjen keq t‘u informojmë se nuk do t‘u dorëzohet asnjë biletë… Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj".

Të marrësh pjesë në një eveniment kaq të madh është mjaft e rëndësishme. Vendin e siguruar në 26 impiantet olimpike të Pekinit e kanë ish-funksionarët e lartë të partisë së viteve ‘90, të shtetit dhe burokracisë administrative. Kështu, falë një mekanizmi shpërndarës, ato që "shijojnë" çdo eveniment të rëndësishëm janë të njëjtët (pra njerëzit e shtetit). Ngjarjes së shënuar i gëzohet edhe tregu i zi, ku një biletë për ceremoninë e inaugurimit kushton pesë mijë dollarë.

Dihet që në Kinë kanë ndodhur shumë spekulime këto 30 vitet e fundit. Pekini po përdor të gjitha teknikat për të fshehur atë që ndodhet pas skenës olimpike, e cila është një e vërtetë e hidhur. Sistemi i propagandës meriton medaljen e parë të artë për gënjeshtrat.

Kundërshtuesit: Mes apeleve dhe kërcënimeve

Arrestime dhe kontrolle. Sfida e regjimit ndaj "punëprishësve"

Lojërat Olimpike do të zhvillohen në Pekin dhe qytete të tjera të Kinës dhe do të ndiqen nga publiku përmes televizionit dhe çdo lloj pajisjeje tjetër. Përveç kësaj, vendi do të përballet edhe me një sfidë tjetër: atë mes autoriteteve kineze dhe atij që dëshiron të japë opinionin e tij, që dëshiron të bëjë të ditur se në Pekinin olimpik jo gjithçka është e mrekullueshme, që Republikën Popullore të drejtat njerëzore nuk respektohen ashtu siç duhet. Macet dhe minjtë, regjimi dhe kundërshtuesit, është kjo një tjetër "ndeshje". Partia Komuniste ka ashpërsuar kontrollet, duke ndaluar internetin, duke paralajmëruar "kryengritësit", për të shmangur gjestet e padëshiruara që mund të prishin festën dhe t‘u nxijnë faqen. Organizatat joqeveritare janë në dijeni të këtij fakti dhe kanë ftuar të gjithë botën të shohin me kujdes propagandën dhe "masat e sigurisë".

"Nuk e di se cilat grupe do të dalin në publik në muajin gusht për të bërë prezantimin apo diçka tjetër. Le të supozojmë që as regjimi nuk është në dijeni dhe po përgatitet për gjithçka", pohon një pedagog historie i rëndësishëm. Përveç disidentëve politikë dhe përfaqësuesve të pakicave etnike (më problematikët në sytë e autoriteteve janë qytetarët e Tibetit dhe myslimanët e Xingjiang), profesori llogarit praktikantët e Falub Gong (kulti kundërshtar me virulencë nga Pekini), aktivistët "të ardhur nga jashtë me qëllime të ndryshme" dhe në fund "emigrantët në planin ekonomik dhe/ose shoqëror të tipit fshatar, të cilit i janë konfiskuar tokat, punëtorë të pushuar nga puna, pensionistë pa pension e kështu me radhë", shpjegon ai dhe për një gjë është i sigurt: "Po, parashikoj se aktivistët kinezë dhe të huajt kërkojnë të shfrytëzojnë periudhën e lojërave për të tërhequr vëmendjen mbi temat vendimtare".

Organizatat për të drejtat e njeriut janë vënë në lëvizje. Dy vite më parë një raport i "Amnistisë Ndërkombëtare" tregonte se "premtimet e bëra në këtë rreth nuk mbahen". Madje, "përgatitësit e lojërave kane një ndikim negativ në zhvillimin e të drejtave njerëzore në Kinë", thotë përgjegjësja e "Human Rights Watch" (Hrw) në Azi. Hrw tregon tipa të ndryshëm "abuzimesh të lidhura me Lojërat Olimpike": nga "fushatat e padëshiruara për të larguar nga kryeqyteti njerëzit e padëshiruar. Janë këto persona që i bëjnë peticion ose ankesa qeverisë, të ardhur nga fshatrat ku papunësia është e madhe, ka të sëmurë mendorë dhe prostituta", deri te "mbyllja shkollave për fëmijët e punëtorëve emigrantë", nga "kritikat mbi internetin" te kontrollet e rrepta të OJQ-së dhe grupet e shoqërisë civile. Çfarë zhgënjimi, sepse - kujton Hrw - në paketën e impenjimeve që çuan në caktimin e Lojërave Olimpike në Pekin ishte pikërisht impenjimi "për të përmirësuar konkretisht" të drejtat civile.

"Nuk besoj se vëmendja e botës do të shmangë punën e autoriteteve kineze. Vlen ende fjala e urtë, stabiliteti politik mbi të gjitha dhe sipas tyre stabiliteti politik arrihet duke shtypur atë që e vë në provë me shumë vendosmëri", përfundon profesori.

7000 euro në vit

Janë të ardhurat për frymë të banorëve të Pekinit. Në vitin 2001, kur u caktua se lojërat do të zhvilloheshin në Kinë, të ardhurat ishin një mijë dollarë

Simboli

Për banorët e Pekinit, simboli i vërtetë i Lojërave Olimpike janë "Kullat e Pjerrëta", ose më saktë dy ndërtesa të mëdha që do të presin selinë e televizionit të shtetit dhe gazetarët e të gjitha radiotelevizioneve të botës

Puna e vazhdueshme

Një grup punëtorësh, të cilët po punojnë për ndërtimin e Nido-s, stadiumi që do të presë ceremoninë e hapjes së lojërave. Bëhet fjalë për një nga 12 impiantet e reja realizuar për olimpiadat

Inaugurimi

8 gusht 2008 në orën 8

Njerëzit

1700000 vizituesit

33000 njerëzit e caktuar në trafik

80000 policë

70000 vullnetarë

Strukturat

43 miliardë

Eurot e investuara për strukturat olimpike

120000 apartamentet që janë shembur

Përfundimi

24 gusht 2008

Mjetet

900 automjete të vëna në dispozicion nga komiteti organizues

173

Ruajtësit e zonës përreth stadiumit dhe pishinës olimpike

34

Linjat e autobusëve operativë 24 orë

1,5 milionë

Makinat private të cilave do t‘u ndalohet hyrja në Pekin

Punimet

Një milion e gjysmë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, të cilat janë shembur. Në kantiere rreth pesëqind mijë punëtorë sezonalë punojnë për 60 euro në muaj pa siguracion shëndetësor

Ëndrra

Slogani i lojërave është "One World, One Dream". Të gjithë kinezët janë vënë në radhë për të blerë një biletë për të parë garat, por fatkeqësisht u është përplasur dera në fytyrë

08.08.2008, koha po afron

Sheshi "Tienanmen": ora (e sponsorizuar) që tregon kohën e mbetur nga fillimi i Lojërave Olimpike. Sipër simboli i lojërave. Inaugurimi është fiksuar për 8 gusht: data 8.8.8 është konsideruar numerikisht si mjaft e mbarë

500

Mijëra punëtorë që kanë ardhur në Pekin nga vendet e tjera të Kinës për të punuar në ndërtimin e impianteve ku do të zhvillohen lojërat

Qyteti që nuk ekziston më

Zhvillimi urbanistik ka pasur një ndryshim të menjëhershëm pas caktimit të lojërave në Pekin

Pritja

Në Kinë, Lojërat Olimpike po priten me padurim. Miliona banorë kanë bërë kërkesa për blerjen e biletave për të hyrë në impiantet ku do të zhvillohen garat, por pothuajse të gjitha kërkesat nuk janë pranuar. Ku kanë përfunduar biletat? Gjithsesi, ngjarjes së shënuar po i gëzohet edhe tregu i zi, ku një biletë për ceremoninë e inaugurimit kushton pesë mijë dollarë

Disidentët

Hu Jia, 34 vjeç me bashkëshorten Zwng Jinyan edhe kjo një aktiviste demokrate. Hu u burgos më 27 dhjetor pas 223 ditësh nën arrest shtëpie. Përmes e-mail-eve dhe filmimeve shpërndante materiale "kundër shtetit"

Shifrat Olimpike

28

Sporte

37

Lloje garash

10.708

Atletë

302 Medaljet ari

165

Gara meshkujsh

127

Gara femrash

10

Gara të përziera

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›