E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, vidhet me dhunë agjencia turistike

Një agjenci turistike udhëtimi është grabitur me dhunë mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të saj dhe po punon për kapjen e tij. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në bulevardin "Zogu i Parë", kur një person, i cili mendohet se ishte i armatosur, ka rrëmbyer me dhunë një sasi të konsiderueshme parash në një agjenci turistike udhëtimi. Sapo janë njoftuar për grabitjen, në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë, të cilat kryen veprimet e para procedurale duke nisur kështu hetimet për dokumentimin ligjor të saj. Grupi hetimor bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj grabitjeje, por identiteti u mbajt sekret për shkak të hetimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›