E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizimi dhe struktura e re e institucionit të prokurorisë

Autoriteti më i lartë i prokurorisë është Prokurori i Përgjithshëm, i cili emërohet nga Presidenti i Republikës, pasi merret pëlqimi i Kuvendit. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, organizohet dhe strukturohet prej tij. Kabineti, i cili jep të dhëna, përgatit dhe bashkërendon marrëdhëniet e Prokurorit të Përgjithshëm me strukturat në varësi të tij, me institucionet shtetërore dhe me publikun. Sekretari i Përgjithshëm merret me anën administrative të mirëfunksionimit të institucionit. Drejtoria e Krimit të Organizuar kontrollon dhe ndihmon prokuroritë e shkallëve të ulëta në çështje që lidhen me këtë lloj krimi. Drejtoria e Hetimit dhe e Kontrollit të Ndjekjes Penale, bashkërendon, kontrollon dhe ndihmon prokuroritë pranë gjykatave në ushtrimin e funksioneve të tyre. Drejtoria e Personelit dhe Inspektimit administron dokumentacionin me të dhënat vetjake të kandidatëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë të prokurorisë, kontrollon, në mënyrë të planifikuar ose për çështje të veçanta, ushtrimin e detyrës nga prokurorët, verifikon pasuritë e tyre, si dhe përgatit dokumentacionin për emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë dhe shkarkimin e prokurorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›