E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentohet vjedhja e një dege të KESH-it në Tiranë

Një person i paidentifikuar ka dështuar në grabitjen e tij të një dege të mbledhjes së parave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në rrugën "Bardhyl" në Tiranë, kur një person i maskuar në orën 19:00, ka shkuar dhe me një armë në dorë ka tentuar të grabisë shumën që ndodhej në arkën e kësaj agjencie. Sipas burimeve policore, ka qenë një person i armatosur dhe me maskë që ka tentuar të grabisë mbrëmjen e tri ditëve më parë arkën e KESH-it në kryqëzimin e rrugës së Dibrës me atë Bardhyl. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Ka qenë njëra nga dy punonjëset e arkës që kanë qenë në punë që ka marrë telefonin dhe ka njoftuar policinë, dhe drejt vendit të ngjarjes janë nisur disa patrulla të Komisariatit numër 4, që kanë zonën nën administrim. Pas kësaj, drejt vendit ku ndodhej arka kanë shkuar dhe gjashtë patrulla të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që kanë mbërritur me vonesë. Në dëshmitë e marra nga policia punonjësve të kësaj pike të mbledhjes së parave të energjisë elektrike, ata kanë deklaruar se, kanë qenë duke mbledhur paratë e konsumatorëve, kur në një moment një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme dhe me një armë në dorë ka kërcënuar për të marrë paratë që deri në atë moment ishin mbledhur xhirot e pasdites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›