E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Qeveria të përmbushë kërkesat e ish të përndjekurve

Partia Demokristiane kërkon nga qeveria që t‘i japë zgjidhje të gjitha kërkesave të ish të përndjekurve politikë dhe të bëjë të mundur ngritjen e një muzeu të krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Kryesia e forumit rinor të PDK-së ka shfrytëzuar rastin e përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të opinionit publik ndaj ish të përndjekurve politikë. "E ardhmja jonë evropiane po ngrihet mbi mundin dhe sakrificat e tyre të jashtëzakonshme, ndërkohë që shteti e shoqëria kanë bërë shumë pak për integrimin e tyre, kompensimin e vuajtjeve të padrejta", thuhet në komunikatën për shtyp të PDK-së. Demokristianët kërkojnë që Kuvendi dhe qeveria të heqin dorë nga injorimi i kërkesave të arsyeshme të ish të përndjekurve politikë dhe gjatë gjithë vitit 2008 të realizohen të gjitha premtimet e dhëna për kompensimin dhe integrimin e tyre shoqëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›