PDK ndryshon statutin, më afër PS-së
Partia Demokristiane ndryshoi dje statusin organizativ të saj. Këshilli Kombëtar i kësaj partie vendosi që ky organ të quhet Asamble Kombëtare, e ngjashme me emërtimin që përdor Partia Socialiste. Njëkohësisht u vendos që Asambleja Kombëtare do të drejtohet nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare dhe Sekretari i Asamblesë Kombëtare. Në statut u saktësuan kompetencat e Presidentit dhe Sekretarit te Asamblesë Kombëtare të PDK. Në fjalën e tij, kreu i PDK-së Nard Ndoka theksoi se PDK pavarësisht bashkëpunimit me partitë e opozitës së majtë, ruan identitetin dhe programin e saj politik, që është i ngjashëm me programin e partive demokristiane dhe kristiandemokrate Evropiane. Ai përshëndeti vendimin e PS për të përfshirë në programin e saj edhe zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri, dhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politik.