E Diel, 1 Nëntor 2026

PDS: Qeveria dështoi me emergjencat

Partia Demokracia Sociale i kërkoi qeverisë të marrë masa për situatën e vështirë atmosferike në veri të vendit. Sekretari politik dhe i marrëdhënieve me publikun, Artur Duçkallari, vuri në dukje izolimin nga bora të një pjese të konsiderueshme të popullsisë në veri të vendit, në rrethet Tropojë, Kukës, Shkodër, Peshkopi, si dhe të një sërë komunash dhe fshatrash të thellë. PDS vëren se qeveria dhe Kryeministri i saj Berisha kërkojnë të lajnë duart me thirrjet e tyre apatike si model i skemave të vjetra qeverisëse, ndërkohë që situata sa vjen e bëhet edhe më e vështirë. PDS kërkon të merren masa urgjente për të nxjerrë popullsinë e zonave veriore nga izolimi i plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›