E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Situata në Veri nuk po vlerësohet

Numri dy i Grupit parlamentar Socialist, Erion Braçe, ngriti zërin për numrin e madh të aksidenteve rrugore, zonave të bllokuara në Veri dhe fenomenit të gjakmarrjes. Braçe kujtoi se këto zona janë nën borë, por mbi të gjitha janë edhe nën të ftohtë dhe uroj të mos jenë edhe nën uri. "Sot, një zyrtar i papërgjegjshëm del dhe thotë se nuk jemi në kushtet e emergjencës civile në Veri, sepse ka rezerva", u shpreh Braçe. Duke shtuar se të gjitha zonat që gjenden sot nën dëborë dhe që përmenden edhe nga Ministria e Brendshme, janë zona me nivel të skajshëm varfërie, me nivel të ardhurash minimale, që jetojnë me asistencë sociale, e cila nuk i kalon 20 mijë lekë të vjetra në muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›