E Diel, 1 Nëntor 2026

Palermo-Nju Jork, në pranga 90 mafiozë

Janë rreth 90 personat e ndaluar nga Prokuroria Rajonale e Nju Jorkut dhe ajo e Palermos në kuadër të hetimit "Old bridge" (ura e vjetër) kundër eksponentëve të familjeve mafioze të përfshira në trafiqe ndërkombëtare të lëndëve narkotike mes Italisë dhe SHBA-së. Hetuesit në Nju Jork kanë urdhëruar arrestimin e Frenk Kalit, që konsiderohet si bosi i ri i familjes Gambino. Sipas hetimeve të bashkërenduara mes FBI-së dhe Shërbimit Qendror Operativ të policisë italiane, prej disa vitesh ai ka qenë në kontakt me mafiozët palermitanë që kishin si bosë Bernardo Provencanon dhe Salvatore lo Pikolon. Vetëm në Palermo, autoritetet kanë ndaluar rreth 20 persona, ndërsa në Nju Jork, në pranga kanë përfunduar mbi 60 të dyshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›