E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i nusërisë, mes trukut dhe krehjeve moderne

Kush ka vendosur të martohet këtë sezon pranveror apo gjatë verës mund të inspirohet për modele të reja evropiane të stilimit të flokut apo veshjeve. Për festën e mësueseve dhe atë të nënave, në këto ditë të veçanta për femrat shqiptare do të zhvillohet panairi "Ti sposi" ("Po martohesh"). Për organizatorët e një evenimenti të tillë kjo është një mundësi dhe mënyrë gazmore madje edhe kreative për t‘u përballur me martesën, që jo për pak femra shkakton tension dhe ankth, deri në mbylljen e plotë të përgatitjeve.

"Ti sposi" do jetë për Tiranën takimi i ri i përvitshëm, referimi për operatorët e sektorit dhe për të gjithë ata që kërkojnë ide, këshilla apo vetëm një vitrinë për t‘u admiruar. Përveç një zone ekspozimi me ide të reja dhe kreative do të ketë një hapësirë, ku vajzat që do të vizitojnë panairin do munden të inspirohen për krehje të reja, duke u shndërruar në modele. Ato do të bëhen pjesë e tendencave të fundit evropiane të stilimit, duke mos shpenzuar asgjë, përveçse pak kohë. Panairi "Ti sposi" do të zhvillohet më datat 7, 8 dhe 9 mars në qendrën e re shumë funksionale "Il punto" në "Casa Italia".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›