E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas hekurave për prostitucion, nga padia e nuses dhe vjehrrit

Dy muaj më parë, "Fiks Fare" ka publikuar rastin e një njeriu që qëndron në burg pas denoncimit nga inati nga vjehrri i tij dhe nusja. Në hapat e parë të dashurisë së të dënuarit Sokol Hoxhaj dhe vajzës që më pas u bë gruaja e tij, vjehrri i tij i ardhshëm, së bashku me vajzën (gruan aktuale të të dënuarit), depozitojnë një kallëzim ndaj Sokol Hoxhajt për shfrytëzim prostitucioni. Më pas gjakrat ranë, dy të dashuruarit u martuan, lindën dy fëmijë. Ish-akuzuesja e tij kërkoi të tërhiqte akuzën ndaj bashkëshortit, por gjykata nuk e mori parasysh. Pas 36 seancash gjyqësore të zhvilluara në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, u vendos që të dënohet i pandehuri Hoxhaj me 9 vjet burg, edhe pse nuk ekzistonte më një ankimim, madje edhe pse në gjykatë u paraqitën certifikatat e lindjes së dy fëmijëve që i pandehuri kishte me akuzuesen. Sot, më kot gruaja dhe vjehrri i tij shkojnë nëpër dyert e gjykatave dhe kërkojnë lirimin e Sokol Hoxhajt nga burgu, duke ngritur zërin se i kanë tërhequr akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›