E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e afërt, po kur?

Është kjo pyetja që ngre në artikullin kushtuar Kosovës e përditshmja izraelite "Haaretz". Gazetari Assaf Uni, i dërguari i saj në Kosovë, e nis artikullin me një barsoletë lidhur me ditën e shpalljes së pavarësisë: "Serbët e kanë pranuar këtë vit pavarësinë, por me një kusht, që të shpallet më 29 shkurt. Beogradi mendon se duke vepruar kështu do të bëjë që shqiptarët të kenë mundësi ta festojnë pavarësinë vetëm një herë në katër vjet"

Vesna Peric Zimonjic, korrespondentja në Beograd e së përditshmes britanike "The Independent" është e bindur se "teksa i kundërvihet pavarësisë së Kosovës, Tadiç nuk do që hidhërimi për humbjen e provincës të rrezikojë rrugëtimin e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian". Gazetarja serbe vëren në artikullin në fjalë, të publikuar dje, se për fat, Presidenti fitoi me rezultat shumë të ngushtë ndaj ultranacionalistit Tomislav Nikoliç, i cili kishte ndërmend të afronte vendin me Rusinë e ta largonte nga Bashkimi Evropian, një plan që do të ndalonte shkëputjen e Kosovës.

Fitore që u përgëzua menjëherë edhe nga instancat e larta të Bashkimit Evropian. "Ne do ta vazhdojmë punën me Serbinë, që vendi të hyjë sa më shpejt të jetë e mundur në rrugën evropiane", tha pas fitores së Tadiçit, Havier Solana, shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Bashkimi Evropian dhe Serbia, të enjten do të nënshkruajnë një marrëveshje, e cila do të afrojë lidhjet tregtare mes dy palëve si edhe do të vendosë regjime vizash më elastike ndaj serbëve, një prelud i anëtarësimit të mëpasshëm. Marrëveshja përfundimtare për Stabilizim dhe Asociim mbahet deri diku peng nga kërkesat e disa vendeve evropiane lidhur me dorëzimin nga ana e Serbisë të disa kriminelëve lufte, të cilët enden të lirë në territorin e saj.

Ndërkaq, sipas "The Independent", analistët nga Kosova janë të gjithë të një mendjeje se fitorja e zgjedhjeve nga Boris Tadiç përbën një lajm të mirë për kosovarët, duke qenë se krijon njëfarë garancie për stabilitet pas ndezjes së gjakrave që mund të shkaktojë shpallja e pavarësisë. Në artikull citohet Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, sipas të cilit, "Fakti që serbët treguan se duan të ecin drejt së ardhmes dhe jo të kthehen nga e shkuara, përbën një lajm të mirë". Ai shtoi se data e shpalljes së pavarësisë do të përcaktohej gjatë kësaj jave. "The Independent" citon edhe Jakup Krasniqin, numrin një të Parlamentit kosovar, sipas të cilit, "Tani jemi gati dhe në bashkërendim me aleatët tanë perëndimorë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, do ta shpallim pavarësinë gjatë këtij muaji".

Edhe në titujt e mediave kryesore serbe nënvizohej se rizgjedhja e properëndimorit Tadiç ishte zgjidha e duhur për vendin. Titulli kryesor i së përditshmes "Danas" thoshte: "Serbia zgjodhi Evropën", ndërsa të tjerat flisnin për "Fitoren e Serbisë Evropiane".

Pavarësia e afërt, po kur?

Është kjo pyetja që ngre në artikullin kushtuar Kosovës e përditshmja izraelite "Haaretz". Gazetari Assaf Uni, i dërguari i saj në Kosovë, e nis artikullin me një barsoletë lidhur me ditën e shpalljes së pavarësisë: "Serbët e kanë pranuar këtë vit pavarësinë, por me një kusht, që të shpallet më 29 shkurt. Beogradi mendon se duke vepruar kështu do të bëjë që shqiptarët të kenë mundësi ta festojnë pavarësinë vetëm një herë në katër vjet". Për gazetarin hebre, një shaka e tillë është shenjë e mirë. Nëntë vjet pasi provinca shqiptare përjetoi mynxyrat e spastrimit etnik, vetironia mbi një ngjarje kaq të rëndësishme është një shenjë vetëbesimi e plotë nga ana e kosovarëve. Më në fund janë në gjendje të bëjnë shaka mbi një çështje që deri pak kohë më parë qe veç një ëndërr e largët.

Dy muaj më parë, bisedimet me palën serbe për një kompromis të përbashkët nuk dhanë rezultate. Një javë më parë, ish-luftëtari për liri, Hashim Thaçi, deklaroi se shpallja e pavarësisë qe çështje ditësh. Ndërkohë që në Prishtinë, askush nuk bën tjetër veç të marrë me mend e të spekulojë për ditën në të cilën do të bëhet deklarata. Për të gjithë shitësit e dyqaneve, politikanët lokalë të grumbulluar aty-këtu nëpër restorantet e Prishtinës, qytetarët e thjeshtë, duket se kjo është edhe tema e vetme e diskutimeve.

"Para së gjithash, kushdo e di se do të bëhet një ditë të diel", thotë Toni, recepsionisti i hotelit "Afa", i intervistuar nga gazetari izraelit. "Zyrat e Shtabit Qendror të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të jenë të mbyllura atë ditë dhe rusët nuk do të kenë mundësi të kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit".

Por për gazetarin izraelit, "thashethemet thonë" se ajo ditë mund të jetë edhe sot, më 6 shkurt, kur Parlamenti të mblidhet për një seksion të programuar. Një tjetër thashethem që dëgjohet kudo thoshte se Parlamenti do të njoftojë vetëm ditën kur do të shpallë pavarësinë, një prej të dielave të ardhshme.

Gjithsesi ndihet edhe një lloj dëshpërimi mbi fitoren e zgjedhjeve nga ana e Boris Tadiç. "Ky ndryshim atmosfere nuk më pëlqen aspak", tha për të përditshmen izraelite Bujar Bukoshi. "Papritmas serbët u kthyen në demokratë të thekur, të cilët zgjodhën Bashkimin Evropian. Po t‘i kishte fituar zgjedhjet Nikolici, pavarësia do të ishte shpallur menjëherë".

Bukoshi flet edhe për rritjen e fuqisë së Rusisë, gjë që i dha aq pushtet sa të bllokonte debatin mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit. "Ju në Izrael keni përfaqësinë tuaj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, jeni të barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë", shtoi Bukoshi. "Ne na u mohua diçka e tillë për shkak të rusëve".

Por me gjithë paqartësitë, qyteti po përgatitet për deklaratën. Autoritetet e OKB-së, të cilat deri tani kanë drejtuar Kosovën bashkë me trupat e armatosura të NATO-s, presin një dyndje prej rreth dy mijë gazetarësh të huaj ditën e shpalljes së pavarësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›