Planet e 2008-ës, në rikonstruksion 7 spitale
Plot 7 shërbime do t‘i nënshtrohen rikonstruksionit këtë vit. Psikiatria, neurokirurgjia, pediatria, ambientet e kobaltit, sallat e operacionit të urologjisë, urgjencat kirurgjikale dhe fibroskopia. Ndërsa ka nisur rikonstruksioni i pediatrisë, i neurokirurgjisë, salla e urologjisë, kanë nisur rehabilitimin, ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve do të nisë shumë shpejt nga përmirësimi i infrastrukturës. Veç pjesës së rehabilitimit, një pjesë e mirë e buxhetit do të shkojë për ilaçe, njësoj si në 2007. Në totalin e fondeve të akorduara për 2007-ën rreth 70 për qind të fondeve buxhetore e përbën zëri "Ilaçe dhe materiale mjekësore".