Pranga Bujar Gashit, vrasësit të bandës së Durrësit
Gashi, bashkëpunëtor i Indrit Dokles, Adriatik Colit dhe Indrit Taullait në vrasjen e Dritan Dishës. Akuzohet për “vrasje në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “krijim të organizatës kriminale”
Tiranë - Një tjetër i kërkuar nga Drejtësia shqiptare është vënë në pranga nga Policia shqiptare. Burime nga Interpol Tirana thanë për gazetën se dy ditë më parë është ndaluar në Itali një nga vrasësit e bandës së Durrësit. Bujar Gashi, 36 vjeç, lindur e banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në datën 21.07.2008, ka caktuar masën e sigurimit arrest me burg për veprat penale të “vrasjes në bashkëpunim”, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “krijimit të organizatës kriminale”. Sipas vendimit të gjykatës, më 9 korrik të vitit 2000, rreth orës 22:00, në fshatin Shenavlash të rrethit të Durrësit, është vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij shtetasi Dritan Disha. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vrasjeje janë shtetasit Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi.
Vrasjet
Mbyllja e hetimeve të prokurorisë për njërën prej bandave më të rrezikshme të pas ’97-s në Shqipëri çoi në bankën e akuzës 17 persona. Nëntë ekzekutime, pesë atentate dhe rrëmbim i një vajze për 18 muaj, i dëshmitares së një vrasjeje, janë episodet e serialit të krimeve të kryera nga ky grup të rinjsh të drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Idrit Dokle. Pas vitit 2002 miqësia e ngushtë mes tyre ndahet për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Ndarja e dy kampeve solli vrasje dhe atentate, nga të cilat u vranë shumë pjesëtarë të grupeve. Në kërkesën për gjykim të prokurorëve rezulton se Lul Berisha dhe Klodian Saliu, i vrarë, nga viti 1997 e në vazhdim krijuan dhe drejtuan organizatën kriminale në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plarent Dervishaj, Indrit Taullau, Dritan (Adriatik) Coli, Indrit Dokle dhe Ilir Xhunga e Arben Paja, edhe këta të fundit viktima të përplasjes mes miqve të vjetër. Në dosje prokurorët kanë zbardhur dhe një seri veprash kriminale, lidhja mes të cilave u zbulua vetëm pas dëshmisë së të penduarit të bandës, Adriatik Coli. Akuzat për vrasjen e 8 personave, rrëmbimi i një vajze, vrasjet e mbetura në tentativë për 5 të tjerë, tashmë pritet të vërtetohen në gjykatë.
Akt-akuza
Në akt-akuzë vrasjet nën emrin e bandës nisën më 17 nëntor të vitit 1998, aty rreth orës 18:20, ku i pandehuri Lul Berisha dhe pjesa tjetër e bandës së tij vranë Dritan Sallakun në Durrës. Gjithçka filloi këtu. Frika se shokët e viktimës do të hakmerreshin e detyroi Berishën dhe Saliun të organizonin eliminimin e të gjithë shokëve të Sallakut. Pak ditë pas vrasjes së tij u organizua atentati ndaj tre shokëve të tij. Ajan Paja dhe Viron Curri u vranë ndërsa u plagos Marsel Sotiri, ngjarje e ndodhur më 29 tetor të vitit 1998 në fshatin Rushbull të Durrësit. Më pas atentatet nuk rreshtën. Më 5 korrik të 1999-s, Berisha, në bashkëpunim me “ushtarët” e tij, vranë Eduart Ongarin pasi ishte shoku i Marsel Sotirit dhe strehuesi i autorëve që vranë shokët e tyre, Ilir Xhunga e Raben Paja. Më datë 22 gusht të 1999-s, duke përdorur një person tjetër si “karrem”, banda e Lul Berishës ekzekutoi Marsel Sotirin në vendin e quajtur zona e Plazhit në qytetin e Durrësit. I ekzekutuari i fundit para se banda të ndahej në dysh ishte Dritan Disha, i njohur për lidhjet e tij me Sotirin. Debatet dhe sherret për zonat e trafikut të drogës sollën krisjet e pariparueshme mes Lul Berishës dhe Idrit Dokles. Ushtarët e tyre deri para vitit 2002 “vëllezër nën armë” zgjodhën të ishin armiq të betuar me njëri-tjetrin. Tashmë, sipas prokurorëve, anëtarët e dy kampeve drejtuan armët kundër njëri – tjetrit. Banda u shkatërrua vitin e kaluar, në kohën që njeriu që numëronte më shumë vrasje në kurriz, Adriatik Coli, vendosi të dorëzohej, pasi të dyja palët në hakmarrje po kërkonin eliminimin e tij.
Banda e durrësit
Organizata kriminale - krijuar në vitin 1994
Drejtuesit – Lulëzim Berisha
Klodian Saliu - u vra në 2005-n
Veprimtaria: Trafik ndërkombëtar droge,
prostitucion, trafik armësh
Ekzekutimet e organizatës:
Vrasja e Dritan Sallakut, 17.10.1998 në Durrës
Vrasja e Viron Currit dhe Arian Pajës, plagosja e Marsel Sotirit, 29.10.1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit
Vrasja e Marsel Sotirit, 22.8.1999 në plazh, Durrës
Vrasja e Dritan Dishës, 09.07.2000 në Shënavlash, Durrës
Vrasja e Ervin Lames, 14.1.2002 në lagjen numër 3, Durrës.
Viti 2003 - Konfliktet e ndajnë organizatën, respektivisht me kryetarët Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu
Viti 2003 - Klodian Saliu ia lë drejtimin Indrit Dokles
Ekzekutimet e organizatës së kryesuar nga Indrit Dokle
Vrasja e Avni Gashit, 13.10.2005 në Tiranë
Vrasja e Ilir Koldashit, 30.10.2005, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranë
Disa vrasje në tentativë ndaj Lulëzim Berishës.
Rekrutuar vrasës me pagesë, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli.
Mungojnë avokatët, shtyhet procesi për bandën e Durrësit
Tiranë - Procesi ndaj 16 të pandehurve të bandës së Durrësit me në krye Lulëzim Berishën është shtyrë serish duke lënë pezull prej mëse shtatë muajsh gjyqin që ka nisur që prej majit 2007.
Ky proces ka disa muaj që nuk po zhvillohet, duke e detyruar gjykatën të caktojë në kalendarin e saj një orar fiks çdo të mërkurë, në mënyrë që secila nga palët të jetë në dijeni paraprakisht. Me gjithë këtë masë, mosparaqitja e avokatëve të këtij gjyqi është një çështje ende e pazgjidhur. Për çdo seancë forcave të policisë u duhet të sjellin në kushte të rrepta sigurie të mbrojturin nga drejtësia Adriatik Coli, i cili mbahet jashtë kafazit dhe i mbuluar nga policia. Pavarësisht se në sallë ndodheshin pjesa me e madhe e të pandehurve së bashku me Lul Berishën, prokurorin dhe trupin gjykues, sërish mungesa e avokatëve e ka detyruar gjyqtarin Gurali Brahimllari t’i bëjë apel Dhomës së Avokatisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për të marrë masa ndaj palës mbrojtëse që po dështon njëra pas tjetrës seancat gjyqësore. Së bashku me prokurorin e çështjes gjyqtarët kanë akuzuar për neglizhencë avokatët.
25 Shtator 2008