Presidenti Topi priti Ambasadorin e ri të Vietnamit, z. Dung me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale.

8 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Socialiste të Vietnamit në vendin tonë, Ngyen Kuok Dung me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Topi i uroi mirëseradhjen Ambasadorit të ri vietnamez, si dhe suksese e punë të mbarë në misionin e tij të rëndësishëm diplomatik duke e siguruar për mbështetje institucionale. Presidenti i Republikës shprehu vullnetin për rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, të cilat kanë patur dikur një traditë bashkëpunimi në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomike.
Duke përshkruar arritjet e sfidat integruese të Shqipërisë dhe evidentuar suksesin më të fundit, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO si dhe kushtet e pështatshme të sigurisë për investime, Presidenti Topi vuri në pah nevojën për zgjerimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike duke gjetur hapësira bashkëpunimi në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe atyre të biznesit.
Ambasadori Ngyen Kuok Dung vuri në dukje përshtypjet mira të krijuara në Shqipëri nga arritjet, zhvillimet dhe sukseset e saj duke uruar Kreun e shtetit për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO dhe shprehu mirënjohjen për ndihmesën e dhënë nga Shqipëria dhe populli shqiptar gjatë vështirësive historike të së kaluarës vietnameze dhe të bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ambasadori Dung theksoi se do të punojë me vendosmëri për gjetjen e mundësive dhe hapësirave të reja bashkëpunimi dhe zgjerimi në fusha të ndryshme si ajo ekonomike, tregtare dhe kulturore.