E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti uron mësuesit për festën

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, uron të gjithë mësueset dhe mësuesit me rastin e festës së tyre, 7 Marsit: "Ju uroj nga zemra Gëzuar Festën tuaj të 7 Marsit! Kjo është dita e edukuesve të brezit të ri, një mision sa fisnik aq edhe i vlefshëm në ditët e sotme, kur e ardhmja dhe arsimimi i fëmijëve tanë varen nga vlerat tradicionale të ushqyera nga familja dhe mësuesit. Puna dhe vepra juaj, durimi, mësimdhënia dhe përkushtimi juaj do të mbeten gjithnjë të pashlyera në kujtesën dhe formimin tonë arsimor. Edhe njëherë gëzuar festën tuaj të mësuesit dhe të edukuesit!" - përfundon mesazhin e urimit Presidenti Topi drejtuar gjithë mësuesve dhe mësueseve në mbarë vendin. Presidenti i Republikës ka bërë dje një urim edhe për të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat shqiptare me rastin e festës së tyre 8 Marsit. "Festa juaj më jep kënaqësinë e veçantë që t‘ju uroj përzemërsisht dhe në emër të gjithë popullit shqiptar", u shpreh Presidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›