E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhimet ushqimore, në rrezik nga gazrat karbonikë

Ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale ose ajo që ndryshe quhet efekti serë nuk do të lënë pa prekur edhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Çlirimi gjithnjë e më i madh i gazrave karbonike në atmosferë, sipas shkencëtarëve dhe biologëve shkakton te bimët rënien e nivelit proteinik. Një gjë e tillë bën që prodhimet e grurit, të orizit apo patateve të kenë gjithnjë e më pak proteina ushqyese dhe shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut. Kjo, pohojnë shkencëtarët, do të sjellë edhe rënien e mbrojtjes proteinike në trupin e njeriut.

Janë më shumë se 40 studime të kohëve të fundit që vërtetojnë se ndryshimet klimaterike, si pasojë e ngrohjes globale, po sjellin tjetërsime të konsiderueshme edhe në mënyrën tonë të të ushqyerit. Provat janë zhvilluar mbi bimë të cilat janë spërkatur në mënyrë të vazhdueshme me dioksid karboni, i cili është në vlera të shtuara edhe në atmosferë. Rezultati ka qenë ai të cilit i druheshin edhe shkencëtarët. Ata pohuan se vlerat ushqyese të bimëve të përfshira në këtë eksperiment ishin shumë më të ulëta se sa ato të kultivuara në ajër të pastër. Sipas biologëve, ky çlirim i madh gazrash karbonikë në ajër si pasojë e zhvillimit të industrisë po përkeqëson jo vetëm cilësinë e ajrit që thithim, por edhe atë të ushqimit që konsumojmë, që ndikon drejtpërsëdrejti në reagimin human ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›