E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria nis hetimet për vajzën me SIDA

Del nga sirtari dosja që mban brenda saj denoncimin e një nëne nga zona e Dumresë në rrethin e Elbasanit. Ashtu siç dhe kishte premtuar, kryeprokurori i ri i Elbasanit, Elion Gogaj, dje në mesditë kanë nisur hetimet në lidhje me shkaqet e infektimit me virusin e SIDA-së të një vajze dyvjeçare nga fshati Kajan, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Pesë muaj më parë, pasi kishte mësuar se njëra nga dy vajzat e saj binjake kishte marrë virusin e SIDA-a në qendrën e dhurimit të gjakut në Elbasan, V. Idrizi kishte denoncuara në Prokurorinë e Elbasanit për vajzën e sëmurë gjatë kohës që ajo ishte e shtruar në spital. Për hir të së vërtetës u desh sensibilizimi mediatik nëpërmjet deputetit të zonës, Hysa, që dosja e mbetur pezull që prej disa muajve të hidhej në tavolinën e kreut të Prokurorisë së Elbasanit. Mësohet se fiks në orën 12 të ditës së djeshme, siç dhe kishte lajmëruar prokurori Gogaj, janë paraqitur në këtë institucion gjyshi i vajzës së sëmurë, Agim Dervishi, dhe nëna e vajzës. Ata janë dëgjuar sërish duke nisur kështu kallëzimi nga e para. Sipas gjyshit të vajzës së sëmurë, ai kërkon nga shteti të gjenden personat e papërgjegjshëm që i ofruan vajzës pesëmuajshe gjakun e infektuar, edhe pse ishte dhënë garancia laboratorike. Ndërkohë, e ëma e vajzës, veç kësaj kërkese, ka apeluar ndaj shtetit dhe donatorëve të ndryshëm nevojën emergjente të një ndihme financiare. Mësohet se vetë Gogaj ka thirrur në zyrë prokurorin e kësaj çështjeje, Binas Sinës, por nuk jepet asgjë për mediat se çfarë kanë biseduar. Sipas Gogajt, kallëzimi i prindërve të vajzës së sëmurë është rimarrë në konsideratë dhe hetimet intensive rreth kësaj çështjeje do të nisin që ditën e sotme. Pista e gjerë hetimore nuk do të mund të përjashtojë as laboratorin e analizave të gjakut të dhuruara në kryeqytet, pasi aty pretendohet se sasitë e plazmës së gjakut të ofruara kanë qenë me SIDA. Nga ana e Gogajt dhe policisë së Elbasanit është dhënë edhe garancia e përpjekjeve të këtyre institucioneve që e ëma dhe vajza e sëmurë të pajisen me vizë për t‘u kuruar jashtë vendit. Paralel me hetimet, që tashmë janë vlerësuar nga ky institucion i munguar, pritet së pari ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë me fonde për familjen në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›