E Diel, 1 Nëntor 2026

Pyjet, përkujtohet 85-vjetori i ndërmarrjes

Data 27 janar është shpallur si "Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar", në respekt dhe përkujtim të 27 janarit të vitit 1923, kur për herë të parë në historinë e pylltarisë shqiptare u dekretua "Ligja e Pyjeve dhe Kullosave". Është domethënës fakti që 85 vjet më parë, në një kohë kur vendi ynë kishte një Kuvend krejt të ri dhe një qeveri të pa stabilizuar dhe të pa konsoliduar, u mendua edhe për pyjet dhe kullotat, si dhe u arrit të formulohej, të diskutohej dhe miratohej një ligj i veçantë në këtë fushë. Kështu u shpreh në fjalën e tij, ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli. Në këtë ditë, përpos përkujtimeve për njerëz që punuan në këtë fushë, u bënë publike edhe bilance. Kështu, sipas Dikasterit të Mjedisit, Shqipëria është një vend me nivel të lartë të gjelbërimit, duke u renditur e 27-ta ndër 149 vende të botës sipas monitorimit të kryer nga Instituti prestigjioz i Jeilit në SHBA. Vendi ynë ka mbi një milion hektarë pyje dhe 415 mijë hektarë kullota, të cilat mbulojnë 51 për qind të të gjithë territorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›