Qetësohet Pakistani: Musharaf heq gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti pakistanez, Pre
vez Musharaf, ka hequr
gjendjen e jashtëzakonshme
në vend. Kjo lëvizje e paralajmëruar
është mirëpritur nga
vendet perëndimore, edhe
për faktin se është në prag të
zgjedhjeve të përgjithshme që
do të mbahen në vend 8 janarin
e ardhshëm. Masa e
rreptë u vendos në nëntor dhe
u shoqërua me arrestimin e
shumë personave, si dhe me
zëvendësimin e gjyqtarëve të
Gjykatës së Lartë. Heqja e
gjendjes së jashtëzakonshme
ka ndodhur një ditë para
afatit të përcaktuar po nga
Musharafi dhe hapi i tij i parë
në rivendosjen e Kushtetutës
ishte leja për betimin e
anëtarëve të rinj të Gjykatës së
Lartë të Pakistanit, ndër të cilët
ishte edhe shefi i saj i ri.
Ndërkohë, paraardhësi i tij i
pushuar nga puna vazhdon të
jetë në kushtet e arrestit të
shtëpisë. Pozicioni i Presidentit
Musharaf u lëkund shumë,
kur në nëntorin e kaluar shpalli
gjendjen e jashtëzakonshme
në vend. Kjo erdhi pas përpjekjes
së shefit të Gjykatës
Supreme për ta konsideruar
zgjedhjen e Musharafit si President
një akt të paligjshëm,
pasi ai nuk kishte dhënë
dorëheqjen nga drejtimi i ushtrisë.
Pas trazirave, Musharafi
hoqi dorë nga drejtimi i ushtrisë
dhe u rikonfirmua si President
nga anëtarët e rinj të
gjykatës. Një numër i madh i
gjykatësve të pavarur, anëtarë
të saj u pushuan nga puna,
disa edhe u përndoqën penalisht
dhe u zëvendësuan nga të
tjerë, ndërkohë që, sidomos
pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme,
pozicioni i Musharafit
është shumë më i sigurt se
më parë. Dy ish-kryeministra të
vendit, Benazir Bhutto dhe Nawaz
Sharif, janë kthyer së fundi në
vendin e tyre pas një mërgimi relativisht
të gjatë dhe planifikojnë
që të kandidojnë dhe të arrijnë fitore
në zgjedhjet e ardhshme të
përgjithshme të janarit 2008. Të dy
ata janë në krye të partive të ndryshme
dhe dështuan në arritjen e
një marrëveshjeje për
bojkotimin e zgjedhjeve, duke
vendosur që ta luftojnë Musharafin
në kutinë e votimeve.
Për Benazir Bhutto-n, hapi i
ndërmarrë nga Presidenti për
heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
në vend pas një muaji,
është i rëndësishëm, por
mbetet ende shumë për të
bërë për rivendosjen e
demokracisë në Pakistan.