E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të vetëdijshëm për dështimet e politikës

Kryetari i Partisë Socialiste, gjatë turit "Dialogu me Shqipërinë" ku në qendër është energjetika dhe uji i pijshëm, është ndalur në qytetin e Rrogozhinës për të dëgjuar problematikat në këtë sektor. Në takimin me banorët e Rrogozhinës, Rama ka cilësuar se energjia, uji i pijshëm, arsimimi dhe puna duhen konsideruar si të drejta themelore të njeriut. "Një qeveri që nuk i realizon këto të drejta duhet të iki", vlerësoi Rama. Sipas tij, është si në poemën e famshme, pranë dritës i paparë dhe pranë ujit i palarë. "Për një Shqipëri e cila nuk arrin dot t‘i japë dritë fëmijëve për të mësuar gjuhën e nënës dhe për të marrë dijet në mënyrën normale", tha ai.

Kreu socialist vuri në dukje faktin se qeveria nuk po arrin dot t‘i japë ujë të gjithë qytetarëve, as për të pirë dhe as për të vaditur tokat nga, ku tradicionalisht prodhimi ka mbajtur gjallë fshatin dhe qytetin. "Ne sot jemi të vetëdijshëm për dështimet e tranzicionit, jemi të vetëdijshëm për gabimet zinxhir të një politike të vjetër, e cila do të ia lërë vendin një politike të re, që sot gabimet dhe dështimet duhet t‘i ketë një sirtar përvoje", këmbënguli Rama. Njëkohësisht, shtoi ai, duhet të ketë sy për të parë realitetin, duhet të ketë vesh për të dëgjuar shqiptarët në të gjithë territorin e këtij vendi të vogël me varfëri të madhe. "Duhet të ketë zemër për të ndjerë hallet, dhimbjet, shqetësimet dhe sakrificat e atyre qindra, mijërave shqiptarëve që jetojnë me punë të ndershme apo atyre qindra mijërave të tjerëve që nuk kanë mundësi të jetojnë, sepse nuk kanë as të drejtën për punë të ndershme", tha kreu socialist. Për socialistët, drita dhe uji duhet të jenë të drejtat themelore të njeriut. "Puna e ndershme duhet të jetë e drejtë themelore e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›