Qeveria rrit pagat sipas gradave të administratës e pozicionit
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje nivelin e pagave për 9 institucione në varësi të administratës publike. Vendimi i qeverisë në prag të fundvitit ka për synim të rrisë pagën e drejtuesve kryesorë të nëntë institucioneve shtetërore të pavarura. Ndër përfituesit e këtij vendimi janë Komisioni i Shërbimit Civil, Autoriteti i Konkurrencës, Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve,
Entin Rregullator i Energjisë, Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit dhe Avokati i Prokurimeve. Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë bashkëlidhur edhe me sistemin e diplomës është minimalisht 10.050 lekë. Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Nëpunësit civilë në administratën e nëntë institucioneve të sipërpërmendura përfitojnë shtesë për kualifikim, për gradën apo titullin shkencor. Kriteret për përfitimin e shtesës janë se kjo shtesë do të jepet në kushtet e përputhjes së kualifikimit, gradës apo titullit shkencor, me përshkrimin e pozicionit të punës, pas miratimit, rast pas rasti, nga njësitë e personelit. Në rastin kur nëpunësi civil/nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull më të lartë se ai i përcaktuar për pozicionin e punës, ai përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicion. Pavarësisht nga kualifikimi, grada apo titulli, nëpunësit civilë përfitojnë vetëm shtesën për gradën apo titullin shkencor më të lartë, që kanë". Kategorizimi і pagave për pozicionet e punës me emërtesë të njëjtë përcaktohet në kuadër të miratimit të strukturës dhe organikës së secilit institucion, me vendim të Kuvendit. Drejtori і kabinetit barazohet në pagë me nëpunësin civil, të kategorisë II-a; këshilltari dhe zëdhënësi barazohen në pagë me nëpunësin civil, të kategorisë II-b; paga e pozicionit "Sekretar і titullarit", "Sekretar і organit kolegjial drejtues", është 47 500 lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë për pozicionin "Sekretar і titullarit", "Sekretar і organit kolegjial drejtues", jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 10 050 lekë. "Specialistët", "Përgjegjësit e sektorit" apo "Drejtorët e drejtorive", përfitojnë një shtesë "Për kushte pune", prej 15 000 lekësh mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse.