Rrogë të 13-të për më të mirët e administratës
Qeveria ka udhëzuar dje një vendim për mënyrën e vlerësimit të arritjeve vjetore individuale të nëpunësve civilë. Sipas Këshillit të Ministrave, vlerësimi do të kryhet nga eprori.
Për punonjësit e administratës të vlerësuar me "shumë mirë", do të jepet një pagë mujore shpërblim. Për ata që vlerësohen me "mirë" do të marrin vetëm 70% të pagës, dhe për ata që vlerësimi është "kënaqshëm" do të ketë vetëm 50% të pagës mujore. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar që muaji i shpërblimit të jetë muaji i fundit i vitit, në mënyrë që të ketë përfunduar edhe analiza e dikastereve. Shpërblimi llogaritet në bazë të pagës totale, që ka marrë individi gjatë vitit të vlerësimit. Nëpunësit, që pushohen nga puna para fundit të tetorit, nuk përfshihen në shpërblimet për mbarëvajtjen në punë.