Radio dhe televizioni shtetëror kundër Sarkozisë
Punonjësit e televizionit dhe radios shtetërore franceze bënë dje një grevë njëditore për të protestuar kundër propozimit të Presidentit Nikolas Sarkozi, për ndalimin e reklamave nga transmetuesit publikë. Ata druajnë se propozimi i ri i bërë nga Presidenti francez, do të rrezikonte vendet e tyre të punës. Greva e djeshme preku programacionin e rreth 12 radiove dhe televizioneve, ku binin në sy mostransmetimet e lajmeve dhe shfaqjeve të drejtpërdrejta. Muajin e kaluar, Presidenti Sarkozi njoftoi heqjen e reklamave nga rrjeti publik, por premtoi rimbursimin e rënies së të ardhurave me një taksë shtesë për stacionet private.