E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqen maskat, grabisin lekët e pikës së karburantit

Rishfaqen maskat e armatosura në periferi të qytetit të Vlorës, duke vjedhur në një pikë të tregtimit të gazit 60000 lekë. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:20 minuta në pikën e tregtimit të gazit në afërsi të Nartës. Dy persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në ambientet e firmës të tregtimit të gazit, e cila mban emrin Kalaja Gaz, mbasi janë përballur me rojën e objektit ai u ka kërkuar të dilnin nga ambientet e firmës. Por njëri nga dy të maskuarit ka nxjerrë pistoletën dhe me anën e së cilës e ka detyruar rojën të futej në ambientet e dhomës dhe të ulej në karrige, duke e kërcënuar që të mos të fliste. Njëri nga personat e maskuar është shprehur duke i thënë shokut se "është më mirë ta lidhim e më pas të veprojmë". Më pas i kanë kërkuar rojës t‘u jepte lekët e xhiros që kishte bërë pasdite. "Nëse nuk do të na i japësh do të vrasim" janë shprehur dy grabitësit. Por dhe pse i terrorizuar, roja nuk ka pranuar t‘u tregojë parat. Në këtë kohë e kanë lidhur rojën, duke i thënë nëse brenda një minute nuk do të tregonte se ku i kishte lekët do ta vrisnin. Pasi roja nuk u ka treguar lekët ata kanë kontrolluar vetë të gjithë ambientin e dhomës si dhe sirtarët, pas 5 minutash kanë arritur të gjejnë sasinë e lekëve prej 60 000 lekësh e më pas kanë lënë të lidhur rojën, duke u larguar me shpejtësi duke i thënë rojës të mos tregonte dhe të mos njoftonte policinë. Menjëherë pas ngjarjes Policia e Vlorës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët e grabitjes vazhdojnë të mbeten të paidentifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›