E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo, dëmtim në gju, sërish jashtë

Ronaldinjo do të mungojë në ndeshjen e radhës, ku Barcelona pret në shtëpi Real Mursian. Braziliani po rikuperohet nga një dëmtim në gjurin e majtë. Për shkak të këtij problemi ai ka munguar edhe në fitoren 2-0 që skuadra e Rajkard arriti në fushën e Majorkës. Kjo është ndeshja e shtatë në këtë sezon, ku Ronaldinjo nuk do të luajë. Mediat spanjolle nuk kanë hezituar të spekulojnë se fakti që mesfushori nuk do të zbresë në fushë, konfirmon teorinë se ai është pranë largimit nga "Kamp Nou".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›