E Diel, 1 Nëntor 2026

Roshi: UT, zgjedhje demokratike. Hashorva, shpërthim emocional

Universiteti i Tiranës ka mbyllur dje,
gjithë numërimin e votave dhe ka
shpallur fituesit e rinj të fakulteteve dhe
numrin një, rektorin e universitetit. Të
dhënat janë bërë publike nga kreu i komisionit,
Enver Roshi, i cili ka vlerësuar "se
UT-ja zhvilloi zgjedhje korrekte dhe procesi
u mbyll me sukses". Sipas tij, zërat se
te Fakulteti i Mjekësisë kishte parregullsi,
ai i injoroi duke deklaruar se "nuk është
konstatuar asnjë parregullsi nëpër
fakultete, te Mjekësia, njëri nga kandidatët
kishte shpërthim emocional gjatë
procesit të votimit". Për sa i përket
fituesve, Roshi tha se "profesor Dhori Kule
është rektori i ri i Universitetit të Tiranës.
Ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, Kule,
është shpallur fitues me 55 për qind të votave
përkundrejt 25 për qind të marra nga
rivali tjetër, profesor Valentina Duka. Kryetari
i KQZI-së, Roshi, bëri të ditur edhe
listën me 8 dekanët fitues të fakulteteve
të Universitetit të Tiranës. Kështu, në
Fakultetin e Histori-Filologjisë, dekan është
shpallur profesor Shezai Rrokaj, në
Fakultetin e Infermierisë, Petrit Bara, në
Fakultetin e Drejtësisë, Skënder Kaçupi,
në Fakultetin e Mjekësisë, Alfred Priftnjari,
në Fakultetin e Shkencave Sociale, Theodhori
Karaj, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja,
Klodeta Dibra, tek Ekonomiku, Omer
Stringa, dhe në Fakultetin e Shkencave të
Natyrës, Ilir Manullari. Në Universitetin e
Tiranës votuan afro 750 pedagogë dhe
mbi 20 mijë studentë. Për herë të parë,
zgjedhjet në universitete ishin me bazë të
gjerë, ku të gjithë kishin të drejtë vote. Të
mos harrojmë se pesë vjet më parë votuan
për rektor, vetëm anëtarët e senatit dhe
anëtarët e këshillit të fakultetit. Ndërsa,
këtë vit, votuan profesorë, studentë dhe
administrata. Votat e profesorëve ishin
vendimtare për kandidatët. Ato zinin 75
për qind të votave të përgjithshme, vota e
studentit 20 për qind dhe administrata
vetëm 5 për qind të numrit total të votave.
Zgjedhjet universitare janë zhvilluar me
afro dy vite vonesë. Në vitin 2006, ato u shtynë
me vendim qeverie, pas propozimit
të ministrit të Arsimit, Pollo, për hartimin
e ligjit të ri të arsimit. Por, ligji deshi mjaft
kohë të miratohej. Ai hasi në debate të
ashpra, ku ish-rektorët e kundërshtuan
me forcë. Madje, ligji u ankimua edhe në
Gjykatën Kushtetuese. Vetëm në fund të
vitit 2007 u bë e mundur hapja e fushatës
zgjedhore dhe më 10 janar u zgjodhën drejtuesit
e rinj. Në bazë të ligjit të mëparshëm,
zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në muajin
mars të vitit 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›