E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, "partia" që udhëheq rektorët e rinj

Kemi tashmë rektorët e rinj
në universitetet publike.
Profesorët dhe studentët
kanë bërë zgjedhjen e tyre, në krye
të institucioneve kanë vendosur
njerëz publikë, që mbanin edhe
më parë poste drejtuese. Por jo
vetëm kaq, ata janë edhe njerëz të
veshur me petk politik. Por, askush
nuk mund të thotë se kishin
zgjedhje blu apo rozë, pasi të paktën
në Tiranë, PD dhe PS janë
ndarë barazim. Kjo mbase ka bërë
që këto zgjedhje të përshëndeten
si të ndershme edhe nga përfaqësuesit
e politikës dhe pushtetit.
Dje, një ditë pas zgjedhjeve,
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht
kryetar i PD-së, ministri i Arsimit,
Genc Pollo, kryetar i PDR dhe
deputeti Marko Bello, anëtar i PSsë
i kanë cilësuar si të ndershme
dhe të drejta zgjedhjet universitare.
Pesë universitetet e kryeqytetit
kanë pesë rektorë "politikë".
Në krye të Universitetit të Tiranës
është zgjedhur Dhori Kule, ekonomist
i njohur, i cili për 10 vite me
radhë ka mbajtur postin e dekanit
të Fakultetit të Ekonomisë. Por,
Kule është i përfshirë edhe në politikë.
Ai është anëtar i KOP-it të Partisë
Demokratike. Pra, kur u bë gati
për zgjedhjet e 2005-ës, PD-ja hartoi
një platformë, që e mbështeti
ndër të tjerë edhe në idenë e Kules
për të ardhmen e vendit. Në kampin
blu, Kule njihet si aktivist i
PD-së dhe anëtar i strukturave të
kësaj partie.
Pak metra më tutje si godinë,
por edhe pak pikë më ulët si universitet,
vjen Politekniku. Në krye
të tij, që nga dita e djeshme është
Jorgaq Kaçani, profesori i Mekanikes
dhe dekan i këtij fakulteti në
katër vitet që lamë pas. Kaçani la
mandatin e dekanit në dhjetor për
të hyrë në garë për një tjetër funksion
më të lartë, ku u kurorëzua me
sukses. Gjithashtu, profesor
Kaçani ka provuar edhe fushatën
elektorale. Ai ka garuar për deputet
nën siglën e Partisë Lëvizja
Socialiste për Integrim në zgjedhjet
parlamentare të vitit 2005, por
nuk ka fituar. Pra, Jorgaq Kaçani,
rektori i ri i Universitetit Politeknik
vjen nga opozita. Nga e majta në
të djathtë hidhemi në Kamzë, ku
ka triumfuar kandidati për rektor,
ish-funksionar shteti. Profesori i
Bujqësisë, Fatos Harizaj, ka fituar
garën për rektor të Universitetit
Bujqësor të Tiranës dhe do ta drejtojë
atë për katër vitet në vazhdim.
Harizaj njihet edhe nga strukturat
e PD-së, pasi ka qenë këshilltar i
ish-presidentit Sali Berisha, në
vitin 1994. Në atë kohë, profesor
Harizaj ishte këshilltar për Bujqësinë
i Presidentit, Berisha. Gjatë
këtyre viteve nuk është angazhuar
drejtpërdrejt si funksionar shteti
edhe pse PD-ja ka afro tre vjet në
pushtet. Janë edhe dy universitete
të tjera në kryeqytet. Ndryshe
nga të lartpërmendurit, ata
kanë profil artistik. Akademia e
Arteve, e vetmja shkollë e lartë e
artit në vendin tonë, ku rriten aktorët,
regjisorët, këngëtarët, skenaristët,
piktorët e muzikantët, ka
bërë zgjedhjen e saj. Ka vendosur
profesorin e Artit Skenik, Petrit
Malaj, në krye të rektoratit. Malaj
ka mbajtur postin e dekanit të
Fakultetit të Artit Skenik deri tani
dhe në dhjetor vendosi të hyjë në
zgjedhje si kandidat për rektor. Kjo
është gara e fituar e Malajt, pas asaj
që humbi në vitin 2005, në një
tjetër fushë, atë politike. Ai kandidoi
për deputet në siglën e PS-së,
në zonën e Laprakës, përballë Majlinda
Bregut, aktualisht ministre
e Integrimit. Në këtë panoramë të
përkatësisë politike të rektorëve të
rinj siç mund të shihet, Malaj është
i dyti që vjen nga opozita bashkë
me Kaçanin e Politeknikut.
Edhe pse ministri Genc Pollo u
përfol shumë se po vendos njerëzit
e tij në universitete, ka rezultuar
krejt e kundërta. I vetmi rektor që
përflitet si anëtar i PDR është ai i
Institutit të Fizkulturës, Vejsel Rizvanolli.
Profesori i Edukimit Fizik,
siç mësojmë, nuk ka pasur funksione
drejtuese në Partinë
Demokratike të Re, por është
mbështetës i kësaj partie. Ai u
emërua në postin e rektorit një vit
më parë, kur Pollo shkarkoi për
shkelje ish-rektorin Shtëpani. Kur
u hap fushata, Rizvanolli hodhi
kandidaturën dhe u bë rektor i
zgjedhur nga stafi dhe studentët i
Institutit të Fizkulturës.
Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme,
përkatësia politike e rektorëve
të rinj ka qenë proporcionale
dhe asnjëri nga kampet nuk e ka
komentuar negativisht. Si ministër
Arsimi, Pollo, është shprehur se
"jam shumë i kënaqur që mund
t‘iu njoftoj se zgjedhjet në universitete
për rektorë, dekanë,
përgjegjës departamenti, senate
dhe këshilla janë zhvilluar në
mënyrë shumë të rregullt, korrekte
dhe transparente". Pak minuta
pas konferencës së Pollos, ka nxituar
të dalë në takim me median
edhe Marko Bello. Për deputetin
socialist, "profesorët dhe pedagogët
e universiteteve demonstruan
vertikalitet moral dhe profesional,
duke votuar për kandidaturat
më cilësore dhe duke
preferuar meritat në vend të militantizmit
partiak". Mesazh urimi
rektorët e rinj kanë marrë edhe nga
Kryeministri Sali Berisha. Kreu i
ekzekutivit i ka përshëndetur
publikisht të zgjedhurit dhe ka
deklaruar se "zgjedhjet ishin
demokratike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›