Sali Shijaku, sot 75 vjeç
Një nga artistët më të njohur të traditës, një nga kontribuuesit më të njohur në artin pamor shqiptar, Sali Shijaku, sot mbush 75 vjeç. Sot, Galeria e Arteve do të organizojë një ceremoni festive për këtë përvjetor, pikërisht në studion e tij, në adresën rruga "Siri Kodra" (përballë ish-punishtes së pastave).
Sali Shijaku lindi më 12 mars të vitit 1932 në Tiranë. Veprat e tij janë përfaqësuese të një epoke në historinë e artit pamor shqiptar. 92 vepra të artistit ruhen në fondin e Galerisë së Arteve, ndërsa një pjesë e koleksionit të tij ndodhen në shumë vende të botës.