E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Graçanicës paralajmërojnë protesta

Serbët e Graçanicës kanë paralajmëruar radikalizmin e protestave që kanë nisur para katër ditësh. Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, nuk ka qenë dje në Graçanicë, me gjithë paralajmërimet e protestuesve serbë se ai do të shkonte për t‘i dëgjuar nga afër kërkesat e tyre. Para qindra protestuesve, shtabi i krizës ka lexuar edhe njëherë kërkesat publike që kanë të bëjnë kryesisht kthimin në vendet e tyre të punës të policëve serbë të SHPK-së, të cilët duan të punojnë vetëm nën urdhrat e UNMIK-ut. Zyrtarët e UNMIK-ut kanë deklaruar se Ryker nuk e ka pasur në axhendë këtë vizitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›