E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre universitete krijojnë qendrën e studimeve mbarëkombëtare

Tre universitete të hapësirës kombëtare do të mbajnë sot një konferencë mbi Kosovën. Universiteti "Marin Barleti Tiranë, Universiteti për Biznes dhe Teknologji Prishtinë, Universiteti Shtetëror Tetovë, shpallin krijimin e Qendrës së Studimeve Shqiptare. Qëllimi kryesor i kësaj qendre do të jetë:

frymëzimi dhe organizimi i studimeve ekonomike, politike, sociologjike, me kontekst panshqiptar, që favorizojnë integrimin euroatlantik të shqiptarëve; ofrimi i asistencës për institucionet e specializuara të këtyre vendeve,

me prognoza, studime afatgjata për çështje apo prioritete strategjike të hapësirës së tyre në përgjithësi; komisionimi pranë universiteteve të tjera joshqiptare i studimeve me këtë

natyrë; ofrimi i bursave në secilin prej universiteteve, ndaj kërkuesve të huaj, kryesisht perëndimorë, që kanë në qendër të studimeve të tyre faktorin shqiptar në përgjithësi; roli me studimet e tyre i një pike referimi në një kontekst akademik

ndërkombëtar. Tre universitetet do të firmosin një memorandum bashkëpunimi, ku palët bien dakord për bashkëpunim në fushën akademike (shkëmbim kurrikulash, lektorësh

dhe ekspertësh në fusha të ndryshme, grupesh studentore; organizim konferencash, seminaresh, workshop, me tematika me interes të përbashkët etj.) dhe krijimin e Qendrës së Studimeve Shqiptare. Këto universitete organizojnë sot konferencën e parë kushtuar bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, fokusuar

kryesisht tek ai midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›