E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, vdesin në aksident dy vetë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burime nga policia lokale kanë pohuar se një makinë me targë TR9489K është rrëzuar në një kanal afro katër kilometra larg qytetit të Shkodrës. Për pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy vetë ndërsa dy personat e tjerë që ndodheshin në benzin me targa Tirane ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. të dëmtuarit kanë qëndruar për gati gjysëm ore të bllokuar, pasi ka qenë shumë e vështirë për ti nxjerrë nga kanali. Ndërkohë policia lokale nuk ka përcaktuar ende shkakun e këtij aksidenti, por mendohet se mund të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe akullit në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›