E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodra zgjedh Artan Haxhin në krye të universitetit

Profesor Artan Haxhi ka fituar me 40 për qind të votave
postin e rektorit të universitetit "Luigj Gurakuqi", në Shkodër.
Rezultatet e votimit u shpallën gjatë ditës së djeshme,
nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë universitet. Mësohet
se Haxhi mundi rivalin e tij, Fatbardh
Sokoli, me një rezultat të ngushtë
votash. Ndërsa, kandidati i tretë
kishte diferencë të madhe votash me
dy të parët. Haxhi u shpall zyrtarisht
fitues në një konferencë për shtyp, që
dha dje, kryetari i KQZI-së në Universitetin
e Shkodrës, Fadil Galiqi, dhe
anëtarë të këtij komisioni. Sipas tij,
kandidatja e tretë në këtë garë, prof.
dr. Sadije Bushati, fitoi 24 për qind të
votave. Galiqi sqaroi se kandidati
fitues mori 60 vota nga 140 vota të vlefshme
të stafit akademik, 32 vota nga
68 vota të vlefshme nga stafi joakademik dhe 681 vota nga
studentët. Kreu i KQZI-së falënderoi anëtarët e këtij komisioni
zgjedhor, që me përkushtim dhe seriozitet punuan
pothuajse gjatë gjithë natës së kaluar, për të nxjerrë rezultatet
e procesit zgjedhor, për drejtuesit e rinj të Universitetit
të Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›