E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Në Kuvend, muze me krimet e komunizmit

Shkodër- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, deklaroi sot se në mjediset e Kuvendit do të hapet një muze me krimet e komunizmit.

Duke folur në ceremoninë kushtuar 62-vjetorit të Kryengritjes antikomuniste të Postribës, znj. Topalli nënvizoi se gjatë kohës që drejton Kuvendin e Shqipërisë, ajo ka vendosur në korridoret dhe mjediset e tij, figurat e patriotëve më të mëdhenj të Shqipërisë, që nga pavarësia dhe ata që u pushkatuan nga regjimi komunist.

"Në sallën e Parlamentit do të krijojmë edhe një muze tjetër, që do të jetë muzeu i krimeve të komunizmit, për ataqë luftuan dhe dhanë jetën për shpirtin e tyre të lirisë dhe Perëndimit", tha znj. Topalli duke nënvizuar se këtë do ta realizoj brenda këtij mandati. "Kjo është një gjë shumë e vogël në krahasim me betejën dhe sakrificat e baballarëve tuaj”, iu drejtua kryeparlamentarja Topalli pjesëmarrësve në tubimin përkujtimor të Kryengritjes së Postribës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›