E Diel, 1 Nëntor 2026

TIR merr pjesë në panairin e Berlinit

Në javën e parë të marsit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) do të prezantojë arritjet e veta dhe potencialet për rritje në Panairin Ndërkombëtar të Berlinit, që është edhe panairi evropian më i rëndësishëm i industrisë së udhëtimeve. "Përurimi i terminalit të ri dhe rritja galopante në numrin e pasagjerëve, transportin e mallrave dhe lëvizjet e trafikut ajror kanë qenë arritjet tona për vitin 2007. Dhe tani, është një kënaqësi për ne të promovojmë këto arritje të TIA-s në një ngjarje kaq të njohur sa ITB Berlin. Për më tepër kjo është një mundësi që të promovojmë përparimin e bërë nga shoqëria shqiptare dhe mundësitë e saj për zhvillim", tha znj. Andrea Gebbeken, drejtoreshë e përgjithshme ekzekutive e TIA-s. Ndërkaq, zgjerimi i terminalit të pasagjerëve, që pritet të rrisë kapacitetin e aeroportit në 1.5 milionë pasagjerë në vit, do të nisë muajt e ardhshëm. ITB Berlin është edhe arenë e njërës prej veprimtarive më të mëdha në botë për promovimin e turizmit, çka e bën pjesëmarrjen e TIA-s, për herë të dytë, në këtë veprimtari, një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, pasi panairi vizitohet nga 800 gazetarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›