E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të hidhet nga ura 70-vjeçari

Një 70-vjeçar për pak sa nuk i ka dhënë fund jetës dje në mëngjes kur ka tentuar të hidhet nga një urë e lartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 tek Ura e Bushtricës, rreth 20 kilometra në verilindje të qytetit të Librazhdit. Myslim Mirushi është parë nga kalimtarë të rastit duke u kacavjerrë në parmakët e urës, në një lartësi prej 100 metrash. Një grup njerëzish kanë nxituar ta ndalin dhe kanë arritur ta kapin pa u hedhur nga ura. Sipas policisë së Librazhdit, 70-vjeçari ishte nga Maliqi i Korçës. Ai është dërguar në spitalin psikiatrik të Elbasanit për t‘u kuruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›