E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të vrasë ish-gruan, pas një konflikti për pronat

Konflikti për pronësinë dhe ndarjen e pasurisë ka çuar në një tentativë vrasjeje ndaj një 43-vjeçareje, kur ajo është sulmuar në shtëpi nga ish-bashkëshorti i saj. Policia e Korçës ka arrestuar Petrit Rakipin, pasi me një levë hekuri ai ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij nga inati i akumuluar për çështjen e pasurisë së përbashkët. Ngjarja ka ndodhur pasdite në banesën e përbashkët të çiftit, kur papritur burri që ka nisur nga kërcënimet e hapura ndaj jetës së 43-vjeçares, me të cilën ende nuk kishte ndarë pasurinë, ka marrë një levë hekuri dhe është përpjekur ta godasë atë në kokë. Ka qenë vetë 43-vjeçarja Shpresa Rakipi që ka njoftuar policinë për një kanosje serioze për vrasje nga ana e ish-bashkëshortit të dhunshëm, që edhe e keqtrajtonte më parë, duke çuar kështu drejt divorcit. Ndërkohë, sipas të dhënave, edhe pse ishin ndarë prej kohësh, dy bashkëshortët kishin rihapur një tjetër proces për ndarjen e pasurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›