Tiranë, aksidentohet rëndë kalimtari
Në kryeqytet ditën e djeshme ka ndodhur një aksident rrugor, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në bulevardin "Zhan D‘Ark", kur një makinë tip "Volswagen" ka aksidentuar një shtetas rreth të 50-ave, ndërsa tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës te tjetri me biçikletë. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet e para procedurale. Ndërkohë që i aksidentuari është transportuar në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.