E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër katastrofë në përvjetorin e tretë të cunamit të tmerrshëm

Një seri fatkeqësish dhe rrëshqitje dherash të krijuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur në provincën e Javas, në Indonezinë Qendrore. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se mungojnë më shumë se 80 persona dhe ende asgjë nuk dihet për fatin e tyre. Skuadrat e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat e goditura, pavarësisht kushteve të vështira. Katastrofa ndodh pikërisht në trevjetorin e cunamit që shkatërroi brigjet e Oqeanit Indian, duke shkaktuar mijëra e mijëra viktima. Pikërisht më 26 dhjetor të 2004-ës, valët gjigande të shkaktuara nga një prej tërmeteve më të fortë të regjistruar në histori, kthyen në pluhur fshatra të tërë përgjatë brigjeve nga Tajlanda në Sri Lanka, nga Indonezia në Somali. Kur deti u tërhoq, la pas rreth 230 mijë viktima dhe shkatërrime pa fund. Një numër ceremonish përkujtimore janë zhvilluar dje në provincën Aceh dhe në pjesë të tjera të Indonezisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›