Toka, planeti ende i paeksploruar
Toka nuk është një planet kaq i ek
sploruar sa ç‘mund të mendojmë.
Fakti që popullsia e botës, në shekullin
e fundit është rritur nga një miliard
në gjashtë, të bën të mendosh që planeti
ynë është i mbushur me njerëz dhe i njohur
në çdo cep të saj. Ashtu siç kanë
treguar edhe një sërë artikujsh të revistës
shkencore "New Scientist", gjërat nuk
janë ashtu siç duken. Në planetin tonë
ekzistojnë ende shumë rajone, ku njeriu
nuk ka shkelur kurrë më parë, apo për të
cilat nuk ekziston një hartë e posaçme,
ose ku jetojnë njerëz që nuk janë ballafaquar
me qytetërimin.
Sipas kërkimeve bëhet
fjalë për më shumë se 100
fise, me një total prej rreth
40 mijë personash, të cilët
ende nuk kanë hyrë në
kontakt me pjesën tjetër
të botës.
Vendi i fundit ku
nuk ka shkelur
njeri
Gangkar Puensum, në
Butan, me lartësi 7541 metra,
është vendi i fundit me
lartësinë më të madhe në
botë, ku nuk ka shkelur
ende këmba e njeriut. Alpinistët
janë munduar tri
herë të arrijnë këtë majë të
lartë, por që nga viti 1994,
qeveria e krahinës aziatike,
i ka ndaluar ekspeditat, për të respektuar
traditat fetare të popullsisë së
vendit. Por edhe aty ku nuk ekzistojnë
ndalimet "politike", janë të panumërta
malet ende të virgjëra. Ato ndodhen në
rajonin aziatik, në Nyainqentanglha Lindore
(që do të thotë "Zoti i tokës së gjelbër").
Lartësia e këtyre vargmaleve arrin
në 6 mijë metra mbi nivelin e detit dhe
ato nuk janë shkelur kurrë më parë nga
këmba e njeriut. Vendet e tjera ndodhen
në Groenlandë, për të mos folur më pas
për ato që gjenden në Antarktidë. Të tjera
zona ende të pashkelura nga këmba e
njeriut janë edhe ato që
ndodhen nën sipërfaqen e
tokës. Një prej tyre është
edhe shpella më e madhe
e Anglisë, e pagëzuar "Titan",
në Derbyshire. Kjo
shpellë u zbulua në 1999-
ën dhe speleologët janë të
bindur se kanë ende
shumë rrugë për të bërë,
para se të thonë që nuk
ekzistojnë shpella të panjohura.
Vendi i fundit
pa një hartë
Njeriu bën e zhbën
shumë gjëra. Në këtë rast
e kemi fjalën për detin Aral.
Ky det nuk ekziston më dhe
në vendin e tij shtrihet një
shkretëtirë prej 50 mijë kilometrash katrorë. Ky është vendi i fundit
i Tokës për të cilin nuk ekziston një
hartë, përveç disa fotove satelitore. Deri
40 vite më parë, Muynak, i cili ndodhet
në Uzbekistan, ishte një nga zonat turistike
më të rëndësishme të ish-Bashkimit
Sovjetik dhe një qendër e zhvilluar peshkimi.
Tani nga Muynak, sipërfaqja e liqenit
që ishte ndër më të mëdhenjtë në
botë, pothuajse nuk ekziston më. Në vendin
e tij ka mbetur vetëm rërë. Rrjedha e
degëzuar e dy lumenjve "Ama Darya"
dhe "Syrdarya" e gjatë 40 mijë kilometra,
që lag fushat e mëdha të pambukut dhe
orizit, është zbuluar me
kalimin e viteve nga
origjina e një shkatërrimi
mjedisor, përllogaritjet e
së cilit ende nuk janë
matur deri në fund. Gjithashtu
dihet se ushqimi i
keq, zija e bukës, mungesa
e ujit të pijshëm dhe
ndryshimet klimatike
kanë bërë që të vdesin
dhjetëra e mijëra persona.
Një kërkim i "Medicins
Sans Frontieres"
mes popullsisë së zonës
dokumenton se kjo është
bërë zona më e madhe
e botës, me numrin më të
madh të të infektuarve
nga tuberkulozi, ku
shumë prej tyre e kanë të
pamundur të kurohen.
Vendi i fundit që ka hyrë në
kontakt me qytetërimin
Filadelfia dhe Paraguai janë dy shtete
të cilat kufizohen me xhunglën. Rreth 100
kilometra larg tyre ndodhet vendi i fundit
i Tokës, ku një grup njerëzish që
askush nuk i kishte vënë re më parë, më
3 mars të vitit 2004, mendoi se kishte
ardhur momenti për të shuar hamendësimet
e tyre. Shtatëmbëdhjetë
vendas Ayoreo dolën nga vegjetimi, të
shtyrë nga etja, sepse rritësit e kafshëve
kishin përvetësuar burimet e tyre ujore.
Nëse nuk do të gjunjëzoheshin për shkak
të kushteve të jashtme
dhe ekstreme, "njerëzit e
egër" do të kishin hyrë me
vështirësi në kontakt me
pjesën tjetër të botës. Madje
në vitin 2006 ruajtësit,
vendas që jetojnë në ishujt
e vegjël Andaman, vranë dy
peshkatarë, të cilët u afruan
shumë pranë brigjeve
dhe menjëherë pas ngjarjes
së cunamit të vitit
2004, gjuanin me shigjeta
në drejtim të helikopterëve
që fluturonin mbi ishullin e
tyre. Ministri brazilian për
Çështjet Indigjene ka përcaktuar
edhe një herë
vlerën e fiseve ende të panjohura
në territorin e tyre
dhe ka rritur numrin nga 40
në 67.