Topi: Vizioni im për presidencën
Ëndrra presidenciale e Bamir Topit u shpalos për herë të parë në emisionin "Top Show" dhe vetëm disa muaj më pas ai po rikthehet në atë emision për ta shpjeguar jetësimin e saj. Përballë kreut të shtetit do të jetë në Pallatin e Brigadave gazetari Alban Dudushi. Por në një format të veçantë, bashkë me Dudushin do të jetë dhe një panel gazetarësh dhe studentësh politologë. Presidenti do të japë përgjigje për pozicionin e tij mes PD-së dhe detyrës shtetërore, për marrëdhëniet me Berishën, për politikën e jashtme dhe çështje të tjera, që do të mund t‘i zbuloni sonte në "Top Show".