E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret në litar 58-vjeçarja

Shtohen vetëvrasjet në juglindje të vendit. Një tjetër vetëvarje në litar ka vënë në lëvizje policinë lokale. Ka qenë një grua 58-vjeçare që ka vendosur t‘i japë fund jetës me vetëvarjen në litar. Ngjarja këtë herë ka ndodhur në fshatin Vloçisht të Korçës, kur në orën 05:00 të mëngjesit një nënë e dy fëmijëve është gjetur e vdekur. Sipas të dhënave nga policia lokale, Selime Callëku, është gjetur nga të afërmit në orët e para të mëngjesit në një nga dhomat e shtëpisë. Gruaja ishte çuar gjatë natës dhe kishte marrë një litar, ndërsa është gjetur pas një ore, ndërsa kishte ndërruar jetë. Nga ana e grupit hetimor që ka shkuar në vendngjarje është konstatuar se 58-vjeçarja nuk vuante nga shëndeti mendor, por mund të ketë qenë një gjendje depresive e momentit që ka shërbyer si motiv dhe shkak për vetëflijimin e saj. Selime Callëku të dy fëmijët i kishte në emigracion. Largësia nga fëmijët mund të ketë qenë një shkak për gjendjen e saj depresive të momentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›